Franca vendos që të kalojë në karantinë për shkak të koronavirusit

14.03.2020 21:36:01

France është shteti më i fundit që vendos karantinën në luftën ndaj koronavirusit.

Restorantet, disa dyqane, kinematë dhe kafenetë do të mbyllen për një periudhë kohore, pasi qeveria mendon se në këtë mënyrë do të parandalohet përhapja e virusit.

Kryeministri Edouard Philippe i urdhëroi njerëzit që të punojë nga shtëpia dhe të dalin vetëm për të blerë ushqime, të kryejnë stërvitje të lehta dhe për të votuar.

Transporti publik do të jetë i hapur, por kreu i qeverisë u kërkoi qytetarëve që ta përdorin sa më pak atë.

Ai e quajti koronavirusin si krizën më të madhe të shëndetit të shekullit.