Ministri francez: Mos e përdorni këtë ilaç kundër koronavirusit, mund të jetë agresiv

14.03.2020 21:39:16

Autoritetet franceze kanë paralajmëruar sot që ilaçet anti-inflamatore të përdorura gjerësisht si Ibuprofen jo vetëm që nuk lehtësojnë simptomat e koronavirusit, por përkundrazi mund të bëjnë efektin e kundërt duke e përkeqësuar gjendjen.

Ministri i shëndetësisë në Francë, Olivier Véran, i cili është një mjek i kualifikuar dhe neurolog, ka postuar në Twitter këtë mesazh: “Marrja e anti-inflamatorëve si ibuprofen, kortizon, mund të jetë një faktor në përkeqësimin e infeksionit. Në rast se keni ethe apo temperaturë përdorni paracetamol. Nëse tashmë jeni duke marrë ilaçe anti-inflamatore, këshillohuni me mjekun tuaj”, shkruan “The Guardian”.

Profesionistët e shëndetit venë në dukje se ilaçet anti-inflamatore janë një rrezik i shtuar për ata që vuajnë nga sëmundjet infektive sepse ato kanë tendencë të ulin përgjigjen e sistemit imunitar të trupit. Ministria e shëndetësisë shtoi se pacientët duhet të zgjedhin paracetamol sepse “ky medikament do të zvogëlojë ethet pa kundërsulmuar me inflamacionin”