SHBA/ Ishte duke vdekur nga koronavirusi, gruaja e rimerr veten pasi iu dha ilaçi eksperimental

14.03.2020 21:50:53

Një paciente me koronavirus që mendohej se ishte pranë vdekjes është shëruar, pasi iu dha një drogë eksperimentale.

Gruaja, e cila u infektua në SHBA, mori ilaçin “remdesivir” dhe doktorët thanë se gjendja e saj është e mirë.

“Ne menduam se ajo do të vdiste. Por pasi ne i injektuam ilaçin, ajo nisi ta merrte veten.”, tha doktori infeksionit, George Thompson, në Universitetin e Kalifornisë.

Pacientes iu dha ilaçi 36 orë pasi u diagnostikua me koronavirusin.

Më 26 shkurt ajo rezultoi pozitive.

Tani doktorët thanë se do të duhen më shumë teste për të përcaktuar se sa efektive droga është për të luftuar virusin edhe në pacientë të tjerë.