Frojdi, raporti tresh me gruan dhe kunatën

03.12.2017 12:11:42

Ajo quhej Minna Bernays. Të gjitha pyetjet e biografëve të Zigmud Freud (Frojdit) orvaten vetëm tek emri I kësaj gruaje, kur kërkojnë ti japin përgjigje pyetjes mbi lumturinë e psikoanalistit të njohur? Cila ishte gruaja që vërtet dashuroi Frojdi? Përgjigjja është gjithnjë Minna Bernays, kunata e tij.

Për shumë vite ata kanë pasur bashkë një raport sekret i cili është bërë publik disa vite më parë, përmes disa letrave që ruhen sot në Bibliotekën e Kongresit. Letrat tregojnë raportin e nderë mes Frojdit dhe Minnës, për shkak të kushteve ku shtrihej kjo dashuri sekrete, nuk ishte e lehtë. Ndryshe nga shkrimi i pastër i Frojdit, Minna shkruan ndryshe, ajo bën gabime e fshin shkrimin dhe më pas shkruan sërish.

Letrat datojnë nga vera e vitit 1910, dhe pjesa më e madhe e tyre janë përgjigje ndaj mesazheve të Frojdit të cilat mungojnë. Motra e bashkëshortes së Frojdit, Mina kishte një vend të privilegjuar në familje, si infermiere dhe kujdestare e familjes. Që nga momenti i parë kur Frojdi ra në dashuri me Martha Bernays, bashkëshorten e tij, ai do të tërhiqej nga motra e saj inteligjente.

Dhe pse ajo ishte në lidhje me një dijetar të njohur si Ignaz Schonberg, mik i tij, kjo s’do ta pengonte të ushqente për të ëndrra sekrete. Pas vdekjes të Schonberg ajo u vendos në shtëpinë e motrës duke u kthyer në të preferuarën e familjes. Tashmë biografët kërkojnë të kuptojnë rolin e kësaj gruaje në idetë e Frojdit, dashurinë e tij. Raportin e saj intim me Frojdin, Mina ia ka treguar dhe Jungut.

Në kujtimet e tij Jung tregon agoninë që kishte ndjerë për një kohë të gjatë, kur kishte mësuar për këtë sekret të Frojdit. Në vitin 1957 ai realizoi një intervistë të gjatë me Minnën rreth raportit të saj seksual me Frojdin. Jung kërkonte të kuptonte ndikimin e këtij pasioni të fshehtë në shkrimin e “Interpretimit të ëndrrave” të Frojdit. Rreth 2000 letra nga një periudhë prej vitit 1882-1938 tregojnë më së miri ndikimin e kësaj marrëdhënie në jetën e psikoanalistit të njohur. Një nga dëshmitë historike të kësaj marrëdhënie është dhe nata që Minna dhe Frojdi kanë kaluar në një hotel në Zvicër më 13 gusht 1898.

Një dhomë e marrë nga Frojdi, ku çifti ndenji deri në mëngjesin e vonë të së nesërmes. Më pas ata do të merrnin bashkë udhëtime të tjera sekrete nëpër Austri. A jetoi Frojdi në një marrëdhënie treshe? A ishte jeta e tij private një shembull i një shthurjeje të brendshme e cila u përdor si një eksperiment për teoritë e tij? Teoritë e tij për xhelozinë e kanë origjinën pikërisht nga ky tension mbi të cilën kaloi jetën filozofi.

Frojdi e shikonte xhelozinë si një ankth drejtuar nga frikët tona të inferioritetit, humbjes dhe braktisjes. Në këtë pikëpamje, xhelozia shkakton emocione më intensive, terror duke u refuzuar dhe duke qenë vetëm, dëshpërimi nga fakti që s’mund të kem gjithçka çfarë duam, buja e rivalitetit për dashuri dhe vëmendje, vetëfajësimi dhe urrejtja e të qenit “e humbur” në një konkurrencë me konkurrent që urreni.