Pse Ramushi po synon të rikthejë retorikat destabilizuese për Kosovën?

03.12.2017 12:18:32

Nga Rexhep Kastrati

Ramush Haradinaj dhe Serbia nuk e kanë ndërmend të ndalin manipulimin me çështje të ndjeshme dhe strategjike, me të cilat është lehtë të manipulohet me ndjenjat e qytetarëve.

Pas afirmimit dhe ringjalljes politike që i bëri Serbia dhe Franca me qëndrimin disamujor në Colmar, e që shoqërohej me një retorikë  pseudonacionaliste ndërmjet Dautit dhe Vuçiqit, e që doli të jetë e suksesshme, pasi Ramushi u bë kryeministër me 41-20, pra me votat e listës “Srpska, tashmë po vazhdon e njëjta taktikë afirmimi dhe manipulimi.

Çështja e ushtrisë së Kosovës, sikurse për Hashimin më parë, edhe për Ramushin tash, është bërë çështje e demagogjisë, arrogancës dhe marrëzisë politike, duke kërcënuar madje edhe aleatët tanë strategjikë se do të veprojnë vetë në drejtim të themelimit të saj.

Dhe Ramushi ka rimarrë retorikën e Hashimit, edhe pse ajo retorikë ka rezultuar e dështuar. Të kujtojmë se Hashimi kishte kërcënuar me dorëheqje, nëse nuk do të kalonte nisma ligjore për FSK-në e bashkërenduar me Vuçiqin, por jo me kryeminisrrin Mustafa dhe me aleatët tanë strategjikë.

Mundësia për të dështuar kjo retorikë msnipulative është edhe më e madhe pasi Ramushin e ka në dorë Serbia dhe mund ta rrëzojë kur të dojë.

Po atëherë pse Ramushi i kthehet kësaj retorike?

1. Arsyeja e parë, por që nuk do të thotë më kryesorja, ka të bëjë me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, që pritet të jetë në seancë të Kuvendit bashkë me Raportin e Bulliqit. Tashmë është paralajmëruar se AAK dhe Nisma do të votojnë kundër. Moskalimi i pritshëm i kësaj marrëveshjeje, që do të shoqërohej me rerorikë pseudonacionaliste, sikurse kur AAK, Nisma e VV ishin në opozitë, do të mund të ndikonte në rritjen e tyre.

2. Eksperimenti me retorikën pseudonacionaliste lidhur me ushtrinë dhe demarkacionin, do të testohej në rivotimet në Istog, ku AAK ka kandiduar një biznesmen prostitucioni. Nëse kjo retorikë do t’i rezulronte e suksesshme në Isrog, dhe AAK do të dilte partia me më shumë komuna të fituara nga partitë shqiptare, atëherë vetë Ramushi do ta çonte vendin në zgjedhje, në të cilat mund të mëtojë të dalë shumë më mirë se në zgjedhjet e 11 qershorit.

3. Një arsye tjetër, por që lidhet me dy të parat, ka të bëjë me frikën se mos do të rezultonte i suksesshëm një mocion mosbesimi i inicuar nga LDK-VV, dhe që me retorikë pseudonacionaliste do të arrinte që ta pengonte këtë mocion, pasi do të arrinte të fitonte përkrahjen e VV-së, e cila është në të njëjtën linjë me AAK-në dhe Nismën lidhur me ushtrinë dhe demarkacionin.

4. Një arsye tjetër ka të bëjë me Gjykatën speciale, e cila tashmë pritet të funksionalizohet plotësisht. Siç dihet tashmë ka ndryshuar edhe qasja e PDK-së ndaj kësaj Gjykate, e që është shprehur nëpërmjet Hashim Thaçit.

Po cili është interesi i Serbisë që po e mban më këmbë taktikën afirmative për Ramushin?

1. Serbia ka qenë dhe është e interesuar që Kosova të dominohet nga injorantë politikë, nga tribalë politikë dhe nga rekrutë të strukturave mafiozo-politike dhe të agjenturave kundërshqiptare. Tashmë është e qartë se linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste kanë dalë për të rrënuar institcionalizmin politik, intelektualizmin politik, racionalizmin politik që përfaqësohej nga presidenti Rugova dhe LDK. Edhe pse LDK tashmë është e mbushur me vegla kondomë, pra nuk e ka fuqinë dhe rolin si në kohën e presidentit Rugova, megjithatë gjatë qeverisjes së drejtuar nga ajo, kishte një nivel tjetër të qeverisjes, të negocimit dhe të politikëbërjes që ishte e papranueshme për Serbinë.

2. Serbia është e interesuar që Kosovën dhe rajonin ta mbajë në tension dhe të destabilizuar, duke nxitur retorika pseudonacionaliste dhe konfliktuale nëpërmjet Kosovës dhe shqiptarëve për t’i paraqitur faktor destabiliteti në rajon. Në këtë mënyrë do ta bënte më të fuqishme luftën e saj diplomatike, si dhe më të mundshëm një konflikt ndëretnik në Kosovë dhe në rajon.

3. Serbia është e interesuar për rritjen e rerorikës dhe disponimit kundërperëndimor, madje edhe kundëramerikan te shqiptarët, në mënyrë që Kodova dhe shqiptarët të humbasin përkrahjen e SHBA-ve dhe të shteteve të tjera aleate.

4. Serbia është e interesuar që në Kosovë dhe te shqiptarët të dominojë injoranca politike, tribalizmi politik të shoqëruara edhe me ekstremizëm islamik, për të dëshmuar para botës se shqiptarët janë të paaftë për të bërë dhe për të mbajtur shtet, si dhe për t’i paraqitur si rrezik për Perëndimin. Tashmë kur intensiteti i veprimeve të ISIS-It dhe të organizatave të tjera ka rënë, apo ka ndryshuar strategji, vëmendja e botës ndaj veprimeve ekstremiste në rajonin tonë, sidomos ndër shqiptarë, është edhe më e madhe. Mundësia që celula të organizatave ekstremiste të jenë zhvendosur në rajonin tonë, krahas shteteve të tjera perëndimore, është shumë e madhe. Tashmë është dëshmuar se në Maqedoni forcat politike shqiptare i janë nënshtruar islamizimit politik, kurse në Kosovë është duke hapëruar me të madhe: VV është konfirmuar si e tillë, por edhe PDK dhe AAK nuk janë larg saj. Ka qenë shqetësues qëndrimi i Ramushit për të rikthyer pjesëtarët shqiptarë të ISIS-it në Kosovë, e që ishte hapje e derës për celula ekstremiste në Kosovē.

5. Me një klasë politike injorante, të inkriminuar, destabilizuese, të lidhur me ekstremizëm fetar, Serbia do ta kishte të lehtë, fare të lehtë të realizonte çfarëdo lloj skenari luftënxitës, çfarëdo lloj skenari për ndryshim kufijsh në rajon në dëm të shqiptarëve, përballë të të cilave masakrat serbe të vitit 1999 dhe demarkacioni do të ishin asgjë.