Fronti Al Nusra merr përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

21.12.2016 13:46:46

Përgjegjësinë për vrasjen e ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov, e ka marrë organizata terroriste “Xheish Al Farah” e njohur më herët si Fronti Al Nusra, bën të ditur sot agjencia ruse Tass.

Agjencia ruse thirret në rrjetin televiziv “El Sumarije”.

Karlov është vrarë të hënën në mbrëmje në Ankara ndërsa nesër do të varroset në Moskë.

Ambasadorin rus e ka vrarë një polic turk derisa ambasadori mbante një fjalim në një ekspozitë të fotografive në Ankara.

Autoritetet turke dhe ruse sulmin e kanë vlerësuar si akt terrorist.