FRYMA MONISTE NË KUSHTE TË PLURALIZMIT DEMOKRATIK !

23.06.2020 12:44:58
Nga: Ahmet Asani
Nuk është askush kundër fjalës shqipe ‘kot’, as kundër bashkësisë së fjalëve “qeveri koti”, ‘muhabet koti’ etj, por çdo kush duhet të jetë kunder nënçmimit të personit, në kètë rast personit të Kryeministrit të Kosovës, i cili quhet ztr. Avdullah Hoti e jo Avdullah Koti siç po e quajne deputet Hoxhisto-Vahabist të LVV-ës!
Një gjë e tillë është e turpshme të thuhet në studiot televizive, kurse e denueshme sipas rregullave të Kuvendit të Republikës se Kosovës! Nuk besoj qe ka shqiptar i cili i thotë vetes shqiptar dhe lejon të luhet me emrin nderuar te fisit te nderuar shqiptar Hoti! Për mendimin tim ata që e nënçmojnë emrin e nderuar Hoti ne nje Kuvend ku flitet shqip, mund të jenë gjithëçka por jo shqiptarë!
Vjosa Osmani sot tregoi jo vetëm që nuk ka asgjë të përbashkët me Rugovizmin, por tregoi se nuk ka asgjë të përbashket as me frymën Kombëtare Shqiptare! A ka më turp se sa në një Kuvendi ku flitet shqip të nënçmohet e mos të mbrohet emri i nderuar shqiptar Hoti!
● Turpi nuk ka brina, sepse po te kishte turpi brina, atëhere Vjosa Osmanin nuk do ta nxinin dyert e Kuvendit!