Fundi i pranisë së ISIS në kufijtë mes Turqisë dhe Sirisë

05.09.2016 12:23:35

Burimet informative nga Siria njoftuan se grupi terrorist ISIS ka humbur pikën e fundit të kontrollit në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë.

Grupi i njohur me emrin Observatori i të drejtave të njeriut në Siri, ditën e dielë njoftoi se ISIS ka humbur pikën e fundit të kontrolluar prej tij në kufirin mes dy vendeve. Ky grup me qendër në Londër thotë se ISIS pas humbjes së kësaj pike nuk ka mundësi të lidhet me botën jashtë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, thotë se kryengritësit sirianë duke u mbështetur nga tanket dhe avionët luftarakë të Turqisë detyruan ISIS të tërhiqet nga fshatrat kufitare të Sirisë me Turqinë dhe aktualisht këto fshatra kontrollohen nga forcat anti-ISIS. Me anë të këtij operacioni forcat turke dhe kryengritësit sirianë i kanë dhënë fund pranisë së ISIS në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë.

Turqia prej dites së shtunë ka futur disa tanke të reja brenda territorit sirian. Vlen të theksohet se Turqia ka nisur operacionin e saj kundër Sirisë prej datës 25 gusht.