Obama – Putin: Simbolika e shikimit

05.09.2016 12:37:25

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin u takuan gjatë samitit të G20 në Kinë, por nuk ranë dakord për një zgjidhje sa i përket luftës civile në Siri.

Uashingtoni dhe Moska mbështesin palët e kundërta në konfliktin që ka shkaktuar mbi 300 mijë viktima.

Dy liderët pranuan që të vazhdojnë negociatat, por vështrimi i tyre në nisje të këtij takimi i thotë të gjitha.

“Obama i dha Putinit vështrimin e vdekjes,” shkruan Daily Mail, teksa presidenti amerikan ia ngulte sytë.