Fuqia e tërmetit në Italinë qendrore, çahet edhe mali (Video)

30.10.2016 15:01:24

Tërmeti i sotëm në Italinë Qendrore ka qenë shumë i fuqishëm dhe këtë e ka treguar një e çarë e madhe në malin Castelsantangelo sul Nera, në provincën Macerata.

Kjo e çarë gjigante është një nga më të mëdhatë e krijuara ndonjëherë që prej vitit 1980. Pikërisht kjo tregon rrezikun e madh që i kanoset njerëzve nga ky fenomen i përsëritur natyror.

Lëkundja sizmike që tronditi Italinë ra në orën 7:40 minuta.