GAZETA LSI-ISTE “SOT” HEDH SHANTAZH MBI DEKRETIMIN E KRERËVE TË KLSH E SHISH!

22.03.2018 16:08:47

Luan Hamiti

Përmes artikullit “Rama-Meta përplasen për drejtimin e institucioneve, Presidenti kërkon kreun e KLSH dhe rrit presionet me dekretin për SHISH, kryeministri fut në lojë Bashën” (
https://sot.com.al/politike/rama-meta-përplasen-për-drejtimin-e-institucioneve-presidenti-kërkon-kreun-e-klsh-dhe-rrit, 21 mars 2018), gazetaruci Kliti Topalli i bën një shërbim shefave të tij të LSI-së, duke e shantazhuar kryeministrin Edi Rama.

Para se të hyjmë në detajet e kësaj loje të gazetës “Sot”, do të bëjmë këto vërejtje:

Në radhë të parë, vërehen përmasat kilometrike të formës së titullit të artikullit, jashtë çdo norme të manualit të gazetarisë.

E dyta, Kliti Topalli nuk njeh ligjin e Institucionit të SHISH, atje ku thotë se nëse Rama nuk e lejon të propozojë drejtuesin e KLSH, do të duhej gjoja patjetër të lejohet të propozojë emrin e Drejtorit të SHISH. Presidenti nuk propozon, sipas ligjit, Drejtorin e SHISH. Kryeministri e propozon dhe ligji i Institucionit nuk mund të ndryshohet sa herë i teket qejfit idhtarëve të LSI, si Kliti Topalli!

Personalisht nuk përkrah dhe nuk kam të drejtën ligjore të jem idhtar i asnjë partie politike, sepse përmes përkrahjes së një partie të caktuar do të, në radhe të parë, shkelja ligjin.

Gjithashtu, kjo do të duhej të ndodhte me mediumet të shkruara e vizive të Republikës së Shqipërisë. Mediat duhet të shkruajë mbi ngjarjet dhe fenomenet politike me tone asnjëanëse.

Por, gazeta “Sot” merr gjithnjë formë të propagandimit të interesave të një partie të caktuar, duke shkelur edhe interesin kombëtar të sigurisë së Republikës së Shqipërisë.

Sepse në rastin konkret ajo nuk duhet të politizojë dekretimin e kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), duke hedhur shantazhe të pista dhe duke u vënë zjarr marrëdhënieve President-Kryeministër.
Shantazhi vërehet në këtë paragraf:
“Meta i ka vënë një tjetër kusht Ramës: Nëse ai nuk i jep të drejtën të propozojë kreun e KLSH, atëherë duhet t’i japë të drejtën të propozojë kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror. Kjo është dhe arsyeja se përse Meta nuk po dekreton Helidon Bendon. Në një farë mënyre e përdor si mjet presioni ndaj kryeministrit. Pra nëse ai i bllokon Metës kreun e KLSH, presidenti do vijojë të mbajë peng kreun SHISH. Por nga ana tjetër kërkon që të propozojë ai një kandidaturë nëse nuk ka dakordësi për KLSH.”

Pse them “shantazh”?

E para, skenaret e lojërave të Presidentit-Rama duken sërish veprën e këtij mjeshtri të filmit science-fiction gazetatesk, Kliti Topalli.
E dyta, përmes këtyre shpikjeve Kliti Topalli favorizon LSI-në duke e detyruar kryeministrin Rama të bie në gropë e t’i jep atij “të drejtën natyrale” të propozojë Drejtorin e SHISH, në kundërshtim të ligjit.

Ky përbën një kërcënim të paparë dhe jashtë realitetit konkret në “terren”, ku i propozuar nga Kryeministri si Drejtor i SHISH është një kuadër me përvojë shumëvjeçare në Institucion, që e meriton për këtë arsye, postin.

Në fakt një realitet i tillë e lëmerit, i inspiron tmerr gazetës “Sot”, sepse një nëse do të dekretohej Drejtor, besoj se z. Helidon Bendo do të imponojë standarde të profesionalizmit për ndjekjen e të gjithë individëve antikombëtarë, kategori prej të cilës bëjnë pjesë edhe gazetarucat shërbëtorë të armiqve të kombit shqiptar!!!

Për fund, nëse do të ishtë një gazetë kombëtare, gazeta “Sot” nuk do të hidhte shantazhe politike helmuese, por do t’i jepte argumente Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta në favor të dekretimit sa më parë të z. Helidon Bendo në krye të SHISH. Çdo lojë tjetër është dëshmi të antikombëtarizmit të kësaj gazete.

Tiranë, 21 mars 2018