Gazetari Emanuel Demaj, zëvendësministër i Punëve të Jashtme

19.08.2016 12:58:17

Partia Shqiptare Demokristiane njofton se me vendim të kryeministrit Isa Mustafa, Emanuel Demaj është emëruar zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Emanuel Demaj është sekretar i Përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare, ishte në koalicion me PDK-në.

Demaj me profesion është gazetar.