Gazi në Kuvend dhe Majlinda e ARTË, në mesin e fotografive më të mira në BOTË për vitin 2016

22.12.2016 20:12:08

Një vit me plot sfida, punë, tronditje, lumturi e hidhërime.

Ngjarjet më të mëdha janë ato me luftën e pandalshme në Aleppo, Donald Trump që u zgjodh president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britania që tronditi vendin me largimin e saj nga Bashkimi Evropian, dhe roli i botës që është indiferent duke parë tmerrin që po ndodh në Aleppo, transmeton lajmi.net.

Ky ishte një vit me shumë zhurmë, e që mund të thuhet se nëpër botë ka filluar një luftë e tmerrshme.

Në anën tjetër ndodhën përmbysje ekonomike e kulturore, pasoja pati ngado.

Për sa i përket Evropës, Kancelarja gjermane Angela Merkel hapi zemrën e saj, e i hapi dyert e Gjermanisë për refugjatët.

E pas sulmeve terroriste nga Parisi në Nicë, Berlin e në Bruksel, bota e frikësuar po ndalon që më tutje të hap dyert, e me këtë duke fajësuar myslimanët për terrorizëm.

Edhe pse SHBA po priste me padurim që një femër për herë të parë të ishte presidente, ajo humbi betejën duke u bërë Donald Trump president, e Shtëpinë e Bardhë tani po e përshëndet Barack Obama, njeriu më i mirë për amerikanët.

Një tmerr tjetër ndodhi në Orlando, ku u sulmua një klub nate i homoseksualëve duke lënë disa të vdekur.

Ndërkohë, virusi Zika ka vazhduar të vrasë e të shkatërrojë shumë njerëz e ndërsa Kolera u përhap në Haiti.

Edhe Kosova hyn në fotografitë që përshkuan vitin 2016. Bëhet fjalë për gazin në Kuvend.

Jo vetëm me Kuvend, por Kosova në këto fotografi është përfshirë edhe me Majlinda Kelmendin, xhudisten që Kosovës i solli medaljen e artë nga Lojërat Olimpike Rio 2016. /Lajmi.net/

JANAR

Barack Obama duke folur në Shtëpinë e Bardhë, duke dënuar dhunën me lot në sytë e tij.

Një turmë e mbledhur kur vdiq muzikanti i njohur David Bowie

Një billboard i bërë nga një mbështetës i Donald Trump

Në Brazil pati rritje të viktimave nga virusi Zika

Një luftëtar anti-qeveritar i fshehur në një zonë të kontrolluar nga rebelët në periferi të kryeqytetit sirian. Vendi ka qenë në konflikt për gati gjashtë vjet

 

Hillary Clinton me mbështetësit e saj

SHKURT

Beyonce me performancën e saj Super Bowl

Podujevë-Kosovë, lutjet në Xhami ku një imam i moderuar është përpjekur të frenojë ndikimin e vehabizmit

Prishtinë- Kosovë, Oficerët e sigurisë me gazmaska ​duke inspektuar ndërtesën e Parlamentit, pasi ligjvënësit e opozitës ndërprenë seancën duke lëshuar gaz lotsjellës.

Treni që transportonte emigrantë nga Greqia. Një marrëveshje e nënshkruar në mars midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian ishte përgjithësisht e suksesshme në uljen e fluksit të refugjatëve dhe të emigrantëve në Evropë.

MARS

Protestuesit në një tubim kundër Donald Trump.

Duke shpërndarë ushqim në një kamp refugjatësh në Greqi.

Një ditë para se marrëveshja e Bashkimit Evropian me Turqinë të hyjë në fuqi

Shpërthimi në Aeroportin e Brukselit ku u vranë 15 persona

PRILL

Familjet që prisnin nëse do t’ju jepej azili në Greqi 

Nxënësit nga një shkollë arti ushtarak në Kinë

Festë përkujtimore pas vdekjes së Prince

Aleppo: Njerëzit duke u evakuuar pasi një sulm ajror goditi një lagje

Një marrëveshje armëpushimi në Siri u rrëzua në fund të prillit.

MAJ

Llapallapan, dikur liqeni më i madh i Bolivisë e tani krejtësisht i thatë

Presidenti Vladimir V. Putin duke folur në një konferencë në qytetin e lashtë të Palmiras, Siri.

Donald Trump në një fushatë zgjedhore

QERSHOR

Shirat e mëdha në Francë ngritën lumin Seine në nivelet më të larta që nga viti 1982

Hillary Clinton para turmës ku pretendonte fitoren si presidente pas fitoreve vendimtare në Kaliforni, New Jersey dhe New Mexico.

Lamtumira e fundit për Muhamed Ali

Demonstruesit që u bënin thirrje britanikëve për të votuar të dilnin nga Bashkimi Evropian

Orlando, një memorial për viktimat pas masakrës në një klub nate të homoseksualëve

Kamp për njerëzit e shpërngulur nga lufta në Irak. 

KORRIK

Video që bëri bujë nga një vrasje që u transmetua LIVE në Facebook

Ieshia Evans duke konfrontuar me oficerët në marshin e trazirave gjatë një proteste në LA

Turqi: Rrobat dhe armët që janë braktisur pas një përpjekje për grusht shtet të dështuar kundër presidentit Rexhep Tajip Erdogan.

Nice, Francë: Një memorial për një fëmijë të vrarë gjatë një sulmi në Ditën e Bastijës, kur një njeri me një kamion mallrash hyri në turmën me qindra njerëz.

Donald J. Trump u shfaq në skenë për të prezantuar gruan e tij Melania Trump, në ditën e parë të Konventës Kombëtare Republikane.

Hillary Clinton u shfaq në një video në Kuvendin Kombëtar Demokrat. 

 

Tre nga 11 gra që kërkuan ndihmë nga zyrtarët e të drejtave të njeriut, pasi ato ishin torturuar seksualisht nga oficerë të policisë meksikane në vitin 2006.

Yolanda Muñoz Diosdada, Mariana Selvas Gómez dhe Maria Patricia Romero Hernández.

Hillary Clinton dhe Presidentit Obama në Konventën Kombëtare Demokratike.

 

Hillary Clinton dhe shoku i saj Tim Kaine, në fund të Konventës Kombëtare Demokratike. 

 

GUSHT

RIO DE JANEIRO, Lojërat Olimpike

Majlinda Kelmendi

U bë atletja e parë kosovare që fitoi një medalje në Lojërat Olimpike.

Ajo mori medaljen e artë në  52 kg në Rio de Janeiro.

Image result for Majlinda kelmendi rio de janeiro

Mbështetësit e Donald  Trump duke pritur ardhjen e tij në një tubim.

 

Aleppo, Siri: Omran Daqneesh, 5 vjeçar që u shpëtua pas një sulmi ajror.

Imazhi i fytyrës së tij i mbuluar me pluhur dhe gjak mori vëmendjen e tërë botës.

 

Emigrantët nga Eritrea për në Libi

SHTATOR

Tërmeti i fuqishëm në Itali që la të vdekur rreth 300 njerëz

Paris: Një demonstruese e ulur në maje të një semafori gjatë një proteste kundër reformave të punës.

 

New York: Protestat që nisën nga vrasja e një personi të zi

TETOR

Emigrantët në Detin Mesdhe.

Rreth 11,000 emigrantë të shpëtuar

Hillary Clinton dhe Donald Trump gjatë debatit të dytë presidencial.

 

Filipine: Fushata e pamëshirshme e Presidentit Rodrigo Duterte për antidrogën.

Në këtë burg të qytetit, ku të burgosurit detyroheshin të flinin në hapësira të pakëndshme.

Zjarrvënia në kampin “Xhungël” në Francë

NËNTOR

Donald Trump me aeroplanin e tij privat 

Hillary Clinton me mbështetësit e saj dy ditë para zgjedhjeve.

Hillary Clinton kur humbi në betejë me Trump

Presidenti Obama u takua me presidentin e zgjedhur Donald Trump.

Njerëzit u mblodhën jashtë ‘Trump Tower’ për të protestuar zgjedhjen e Donald  Trump.

Vrasjet dhe largimet në Mosul, Irak

DHJETOR

Kubanët duke pritur eshtrat e Fidel Castros

Aleppo: Autobusët duke evakuuar njerëzit në zonat e mbajtura nga rebelët.

Andrey G. Karlov, vrau ambasadorin rus në Turqi, në një ekspozitë të artit.

 

Berlin: Një person hyri me kamion në një turmë tregu të Krishtlindjeve duke lënë të vdekur 12 persona.

Image result for berlin