Gjatë natës në Malishevë u vranë dy vllëzër afër shtëpisë së tyre

09.03.2018 10:10:14

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Plloqicë, të Malishevës.

Sipas njoftimit të policisë rajonale të Gjakovës, dy vëllezërit SH.M 45 vjeçar dhe B.M 34 vjeçar, janë qëlluar me armë zjarri afër shtëpisë së tyre.

Arsyet e kësaj vrasje sipas policisë ende nuk dihen.

Komunikata e plotë e policisë:

Me datë 09.03.2018 në ora 01:10 stacioni policor në Malishevë ka marr informatë për një rast plagosje me armë zjarri në fshatin Plloqicë.

Patrullat policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfirmuar se dy persona (vëllezër) në rrethana ende të pasqaruara janë plagosur me armë zjarri në afërsi të shtëpisë së tyre.

Të plagosurit fillimisht janë dërguar në QKMF-Malishevë ku është konstatuar vdekja e njërit nga viktimat ndërsa viktima e dytë ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK.

Viktima janë: Sh.M, kosovar/ shqiptar, lindur me 1973, B,M, kosovar/ shqiptar, lindur me 1984

Të gjitha njësitë relevante policore përfshirë edhe prokurorin e shtetit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për identifikimin dhe arrestimin e kryesve të mundshëm të veprës penale.

Lidhur me motivet e mundshme të këtij akti kriminal deri më tani ato janë të panjohura./