Gjendet i mbytur në Seman, burri që po peshkonte

11.04.2017 14:07:23

Një burrë që kishte shkuar sot në mëngjes për të peshkuar në lumin Seman në Fier është gjetur i mbytur.

Burri, banor i fshatit Afrim i Ri, kishte hedhur rrjetat për peshk, po duket se në një moment kur nuk është pikasur nga askush, do të jetë mbytur.

Trupi i tij u dërgua në morgun e Fierit për ekzaminim.