Gjendet në lumin Kir, trupi i gruas nga Shkodra që kishte humbur

18.11.2016 15:41:46

Gjendet trupi pa jetë i 49-vjeçares Antonela Progni nga Shkodra të humbur para dhjetë ditësh.

Trupi i 49-vjeçares u gjet në lumin Kir nga banorë të zonës në afërsi të fshatit Kuç.

I shoqi i saj kishte bërë apel për media për gruan, e cila ishte zhdukur pa adresë.