Gjendet trungu i krijesës ‘Loch Ness’ në bregun e një lumi të Gjeorgjisë

01.04.2018 13:49:51
Misteri rreth krijesës parahistorike Loch Ness në Skoci, ka joshur njerzit për vite me radhë. Por të tilla legjenda të ngjajshme ka në të gjithë botën, përfshirë këtu edhe Gjeorgjinë.

Jeff Warren dhe djali i tij po shetisnin nëpër Ishujt Barrier javën e kaluar. Kur u ndalën në ishullin e Ujkut, ata zbuluan diçka që fillimisht dukej si një fokë e vdekur, mirëpo në një inspektim më të afërt, Warren e përshkroi atë si një ‘gjë të llojit Loch Ness”, transmeton lajmi.net

Duket sikur ata gjetën kufomën e një krijese misterioze…
Ai përdori zmadhimin në kamerën e telefonit të tij për të marrë një vështrim të ngushtë, por me sa duket e mbajti distancën e tij, ndërsa një zog po çukiste mbi kufomën.

Ai e përshkroi atë sikurse përbindëshi mitik Loch Ness i Skocisë, veçse më i vogël.

Kjo zonë ka legjendën e vet për një krijesë të pakapshme, të quajtur Altamaha-ha, ose ‘Altie’.
Legjende thotë se kjo krijesë banon në lumin Altamaha, e cila nuk është dhe aq larg prej ku Jeff e bëri zbulimin e tij.

Pasi kjo ngjarje u bë e madhe, Drejtori Dan Ashe nga Shërbimi për Shtazët e ujit në SHBA, tha se disa kafshë kanë një mënyrë për t’u dekompozuar ku mund të fillojnë t’i ngjajnë kafshëve të tjera, të tilla si një Plesiosaur, duke shtuar se një peshkaqen i gjatë mund të dekompozohet në atë mënyrë që të duket me një qafë të gjatë dhe me një kokë të vogël.