Gjendje e rëndë në Gjermani, shënohen mbi 250 viktima të COVID-19 për një ditë

21.11.2020 10:30:06

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 22.964 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 902.528, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 254 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 14.884.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja