Gjermani qytetarët këshillohen të grumbullojë rezerva ushqimore

22.08.2016 19:05:04

Për herë të parë që prej fundit të luftës së ftohtë, populli gjerman do të këshillohet të grumbullojë rezerva ushqimore dhe uji në rastin se do të ketë një sulm apo katastrofë në vend.

Ministria e Brendshme nuk ka komentuar lidhur me planet që u zbuluan nga gazeta “Frankfurter Algemaine Sontagszeitung”, por bën të ditur se një strategji e mbrojtjes civile pritet të diskutohet të mërkurën.

Artikulli citon një dokument të qeverisë, ku thuhet se çdokush do të ketë nevojë për rezerva ushqimore të mjaftueshme për 10 ditë dhe ujë për 5 ditë.

Gjermania vazhdon të jetë në gjendje alarmi pas sulmeve të fundit. Gazeta njofton se strategjia e mbrojtjes civile ishte hartuar nga një Komision Parlamentar në 2012-n. Masat e propozuar kanë nxitur reagime komike në rrjetet sociale.