Gjermania me masa të reja të sigurisë

11.08.2016 10:02:49

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, do të propozojë sot një draft që ka për qëllim rritjen e sigurisë në vend, i cili ka qenë kohët e fundit i goditur nga disa sulme.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel muajin e kaluar tha se do të “bëjë çdo përpjekje njerëzore”, që vendi të jetë i sigurt, lajmi.net.

Masat e sigurisë në Gjermani janë rritur në një nivel të lartë, pas një seri sulmesh muajin e kaluar, për të cilat mori përgjegjësinë i ashtuquajtur Shteti Islamik.