Gjermania pranon mbi 270 mijë refugjatë

12.10.2016 16:44:12

Ministria e Punëve të Brendshme të Gjermanisë bëri të ditur se gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti në vend janë regjistruar 272.185 refugjatë.

Thuhet se numri i refugjatëve të regjistruar në shtator është 15.618, që është në kornizat e trendit i cili vlen pas mbylljes së “rutës ballkanike të refugjatëve”.

Sipas ministrit gjerman të Punëve të Brendshme Tomas de Mezier, numri i refugjatëve të sapopranuar zvogëlohet, por ende është i lartë.

Sipas të dhënave të Ministrisë, vitin e kaluar në vend kanë hyrë rreth 890 mijë njerëz, edhe pse deri në fillim të shtatorit shifra zyrtare e azilantëve të pranuar ishte rreth 1,1 milion njerëz.