Komuna e Istogut me projekt për ndërtimin e ujësjellësit

12.10.2016 16:41:08

Komuna e Istogut me projekt konkret për ndërtimin e ujësjellësit të ri dhe rritjen e kapacitetit të ujësjellësit ekzistues.

Kryetari Haki Rugova ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me kompaninë austriake “ÖSTAP”.

Kjo organizatë  përfaqësohej nga Johannes Benda , e cila ka negociuar me Bankën Qendrore të Austrisë dhe Ministrinë e Financave Austriake të programit  (Soft-loan)  për ndërtimin e ujësjellësit te ri dhe riparimin e atij ekzistues.