Gjermania rinis dërgimin e ndihmave me armatime për kurdët në veri të Irakut

18.08.2016 16:29:11

Ushtria gjermane njoftoi dërgimin e ndihmave me armatime për rajonin e Kurdistanit të Irakut. Ministria e mbrojtjes e Gjermanisë njoftoi se 60 ton armatime mes tyre 150 automatikë dhe 100 predha si dhe tre automjete të blinduara i janë dërguar qeverisë lokale të rajonit të Kurdistanit të Irakut.

Gjermania vitin e kaluar e kishte ndërprerë dërgimin e këtyre ndihmave për rajonin e Kurdistanit të Irakut pas raportimeve se armët gjermane shiten në tregun e zi. Rreth 30 armatime që janë dërguar nga Gjermania për rajonin e Kurdistanit nga gjithsej 28 mijë të tilla janë shitur në tregun e zi në formë ilegale.

Autoritetet kurde kanë arrestuar disa persona të akuzuar për këtë tregti. Nga viti 2014 e deri tani Gjermania ka dërguar në rajonin e Kurdistanit të Irakut mbi 2 mijë ton armatime.