Gjermania shpreh mbështetjen për FSK-në

15.11.2016 15:27:47

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, priti sot në takim ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës, Angelika Viets.

Ministri dhe ambasadorja diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Ministri Demolli nënvizoi kontributin e vazhdueshëm të Qeverisë së Gjermanisë për FSK-në, dhe ndër  të tjera  e njoftoi diplomaten gjermane edhe me zhvillimet e përgjithshme të FSK-së, bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, sukseset e veçanta në ushtrimet ndërkombëtare të FSK-së dhe me zhvillimet rreth procesit të transformimit FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Nga ana e saj, ambasadorja Viets  shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në interes të të dyja vendeve dhe dy ministrive si dhe në veçanti mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.