Gjilani diskuton për përmbylljen e projekteve në 3-mujorin e fundit

16.10.2020 12:56:24

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur të premten mbledhja e Bordit të drejtorëve, ku janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme.

Përveç tjerash, në këtë takim është diskutuar lidhur me situatën e përballjes me virusin COVID-19.

Kryetari Haziri ka kërkuar me këtë rast një vigjilencë më të madhe në aplikimin e masave në shkolla, në mënyrë që të parandalohet infeksioni eventual.

“Nuk ka tolerancë as për mësimdhënësit e as për nxënësit. Maskat, distanca sciale e higjiena personale janë bërë pjesë e jetës sonë dhe duhet të respektohet në plotni”, ka thënë Haziri.

Po ashtu, në këtë takim të bordit është folur për projektet e realizuara deri tani, sikurse edhe për përmbylljen e projekteve në 3-mujorin e fundit të vitit.