Gjimnazi “Loyola“ dhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti“ nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

05.11.2019 18:40:50

Prizren, 5 nëntor

Me qëllim të zhvillimit dhe përparimit të mësimdhënies e mësimnxënies, është nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi në mes Gjimnazit “Loyola“ në Prizren dhe Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti“. Kjo marrëveshje, që njëkohësisht thellon bashkëpunimin në mes këtyre dy institucioneve, u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Prizrenit, prof.dr.Ismet Temaj dhe drejtori i Gjimnazit “Loyola“, Neki Jahaj. Bazuar në marrëveshjen e arritur sot, studentët e Universitetit të Prizrenit të vitit të katërt të Degës Gjuhë Gjermane, do të kenë mundësi të hospitojnë në orët mësimore në Gjimnazin “Loyola“, në kuadër të praktikës profesionale, e paraparë me programin studimore universitar. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe dr.Xhafer Beqiraj, prodekan i UPz-së, prof.dr.Izet Maksutaj, profesor ordinar në UPz dhe prof.dr.Ilir Krusha,shef i katedrës së gjermanishtes dhe Sabine Hasanbegoviq, lektore e OAD-së nga Austria.