Zafir Berisha: Albin Kurti po e keqpërdor fatkeqësinë e familjes Dehari

05.11.2019 20:03:57

Ish-deputeti Nismës, Zafir Berisha ka kritikuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se po e keqpërdor familjen e Astrit Deharit për interesa partiake.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur sot një fjalimin para familjarëve dhe qytetarëve që dolën për të marshuar në trevjetorin e vdekjes së Astrit Deharit. Ai tha se të gjithë ata kanë nevojë për drejtësi që të çlirohen nga zemërimi.

Berisha, përmes një postimi në Facebook, fjalimin e Kurtit e quan mashtrim.

“Hipokrizia e Albinit besoi se po qartësohet para opinionit, keqpërdorimi i fatkeqësis së familjes Dehari për interesa partiake nga Albini është ma shumë se hiprokizi, është poshtërsi…!”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë i Zafir Berishës:

“Kontrasti i marshit për Astritin!

Një nga folset e tubimit, sot në sheshin “Skenderbeu” të Prishtinës tha se “nuk duhet të amnestohen as njerzit e politikës” fjala ishte për ata politikan që ishin në pushtet gjatë kohës kur ndodhi rasti me Astrit Deharin në burgun e Prizren.

Njëri nga pjesmarsit e këti tubimi ishte edhe Albin Kurti që besoi se e dëgjoi këtë fjalim-revoltë tē arsyeshëm të folses në këtë tubim.

Athua, Albinit i kujtohet se perveq Dhurata Hoxhës (PDK) ministre e Drejtësis, kryeministër ishte Isa Mustafa (LDK) e ministër i Punëve të Brendshme ishte Skender Hyseni (LDK)…

Hipokrizia e Albinit besoi se po qartësohet para opinionit, keqpërdorimi i fatkeqësis së familjes Dehari për interesa partiake nga Albini është ma shumë se hiprokizi, është poshtërsi…!

Poshtërsia bëhet edhe më e madhe kur Albini pa fije turpi pêrmend “regjimin” e asaj kohe, duke mos thën se në krye të atij regjimi ishte Isa Mustafa të cilit ka javë që po i gjynëzohet vetëm e vetëm që të bëhet kryeministër, pa çka se Isa Mustafa ishte në krye të “regjimit” kur vdiq Astriti dhe jo rrallë her vetë Albini “shkërmoqi” atëher duke thirrur “Isë