Gjirafa.com veçohet në mesin kompanive startup më të suksesshme në Evropë sipas Cbinsights (Foto)

04.08.2016 11:42:07

Evropa është bërë shtëpi e startupve dhe vatër e shquar e inovacionit siç janë qytetet si Berlini, Stokholmi dhe Londra.

Megjithatë, bumi teknologjik është përhapur në gjithë Evropën kontinentale dhe startup-ët janë duke dalë jashtë vatrave ku janë krijuar vetëm për hir të teknologjisë dhe inavioacionit, transmeton Telegrafi.

Future Finance (Irlandë), Cabify (Spanjë) dhe Trustpilot (Danimarkë) janë disa nga kompanitë që kanë arritur të financohen më së miri nga vendet evropianë gjatë periudhës 2014-2016.

Por në këtë listë figuron edhe kompania shqiptare Gjirafa, e cila falë një ekipi të mrekullueshëm, ka arritur të bëjë punë të shkëlqyer në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.

Më poshtë mund të shini listën e plotë të kompanive që kanë arritur të financohen më së miri në Evropë, ku padyshim në mesin e më të mirëve figuron edhe Gjirafa.