Gjuetarët amerikanë të stuhive, me aeroplan futen në qendër të uraganit vdekjeprurës Matthew (Video)

08.10.2016 19:12:58

Goditjet e erërave, me këtë rast, kanë arritur në 220 kilometra në orë

Uragani Matthew cili ka shkatërruar së fundmi Haitin e po shkon përgjatë brigjeve të Karolinës së Jugut në SHBA, deri tash ka marrë më shumë se 800 jetë njerëzish dhe disa qytete ka rrafshuar për toke.

Dy pilotë të Agjencisë Kombëtare të Oaqenisë dhe Atmosferës (NOOA), të quajture Hurricane Hunters (që në përkthim i bie gjuetarët e uraganeve), me qëllim kërkimi janë futur në qendër të uraganit ku erërat godisnin me 220 km/h, ndërsa videon e kanë publikuar në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Aeroplani që shfrytëzuan me këtë rast është një stacion fluturues meteorologjik që mbledh të dhëna për shpejtësinë e erës, temperaturën, lagështinë, shtypjen etj.

CNN lajmëron se Matthew ndërkohë është dobësuar dhe ka rënë në shpejtësinë 136 km/h.

Megjithatë, në shtetet si Florida, Gjeorgjia, Karolina e Jugut dhe Veriut është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Ky uragan në SHBA deri tash ka vrarë katër persona.

View image on Twitter