Gruaja e cila i rezistoi Trumpit (Foto)

08.10.2016 18:52:04

Ditën e premte, The Washington Post ka bërë publik një incizim, i cili është realizuar në një set në Hollywood, në vitin 2005.

Në këtë incizim dëgjohet një bisedë në mes të kanditadit për president Donald Trump dhe shoumenit Billy Bush.

Kjo bisedë, mjaft e pakëndshme, ishte zhvilluar rreth femrave të cilat këta të dy po mundoheshin t’i dërgonin në shtrat, përderisa atëkohë Trump sapo ishte martuar me Melanie.

Në incizim dëgjohet Trump duke treguar se si është munduar ta bej një femër për vete, madje edhe të ketë marrëdhënie seksuale me të.

Por, Trump pranon të ketë dështuar.

Femra e përfolur ne këto incizime është Nancy O’Dell, e që edhe kjo ishte e martuar në kohën kur është bërë incizimi.

Ndër të tjera është zbuluar që Trump është munduar ta largoj O’Dell nga udhëheqja e spektaklit të bukurisë në vitin 2007 me arsyetimin që Nancy nuk dukej bukur si një shtatzënë pesëmuajshe.

E edhe këtu Trump kishte dështuar, ndërsa Nancy udhëhoqi spektaklin atë vit.

nancy-odell-cleavage-at-84th-academy-awards-in-hollywood-011360551543_nancy-odell-zoom