Gjuriqi nuk ndalet me fyerje, tash “inspirohet” edhe nga Thaçi në Grackë

23.07.2016 15:32:55

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbis,ë Marko Gjuriq, lidhur me atë që mediet serbe e quajtën “sulm të armatosur ndaj serbëve në Binqë” e të cilin e mohoi Policia e Kosovës të ketë ndodhur, ka thënë “që ekstremistët në Kosovë të mos luajnë me jetët e sigurinë e serbëve në Kosovës” dhe ka kërkuar nga institucionet e Kosovë që “përfundimisht dhe në vepër të tregojnë në janë anën e terrorit apo të paqes”.

Përkundët mohimit nga Policia e Kosovës se nuk ka pasur të shtëna, Gjuriq këtë që ai e incident e ndërlidh me vrasjen e 14 serbëve në Grackë para 17 vjetësh.

“Kjo dëshmon se terrori dhe terroristët nuk janë vetëm pasqyrë e të kaluarës së errët në krahinën tonë jugore, porse edhe sot është shënues i realitetit”, citon FoNet të ketë thënë Gjuriqi.

Gjuriq ka folur edhe për vizitën që Hashim Thaçi ia ka bërë fshatit Grackë kur u përkul para pllakës përkujtimore kushtuar 14 serbëve të vrarë në vitin 1999.

“Shoqëria normale nuk krijohet vënien ceremoniale të kurorave viktimave të terrorit, siç po bëjnë disa përfaqësues të Prishtinë, por me punë të sinqertë në shkatërrimin e ekstremizmit dhe dënimi e kriminelëve”, ka thënë lidhur me këtë vizitë.