Një fëmijë 10-vjeçar dyshohet se ka rënë në një pusetë në Viti

23.07.2016 15:34:36

Një fëmijë i moshës 10 vjeçare dyshohet se ka rënë një pusetë në fshatin Sllakovc të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hasani.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë Zhytësit, Policia e Kosovës, pjesëtarë të FSK-së dhe mjete të tjera që të ndihmojnë rreth rastit, meqë gropa në të cilin dyshohet se ka rënë 10 vjeçari është shumë e madhe.

Ai ka shtuar se fëmija është ende në kërkim, derisa beson se mund të ketë rrezik potencial për t’u gjetur aty, duke u bazuar në atë se çfarë kanë raportuar familjarët e fëmijës në fjalë.