Golem, vetëvaret një 54-vjeçar, baba i tre fëmijëve

06.12.2016 16:25:25

Një 54-vjeçar nga Golemi i ka dhënë fund jetës, duke u varur në litar. Raportohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:15 të ditës së sotme, në afërsi të konviktit të shkollës së mesme.

Sipas burimeve nga policia, viktima është shtetasi me inicialet A.T, i cili është gjetur i varur në shkallët e brendshme të banesës së tij.

Mësohet se ai kishte lënë edhe një letër, ku shpjegonte arsyen e marrjes së këtij vendimi.  Viktima, baba i tre fëmijëve, mësohet se sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe e kishte lënë  e shoqja.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.