Google me mega-zyre të reja në Londër, investon 1 miliard dollarë në kompleksin e ri!

11.10.2016 19:25:35

Google është duke planifikuar ndërtimin e një mega objekti të ri, përkatësisht selinë e saj në Mbretërinë e Bashkuar para përfundimit të vitit 2017, raporton Bloomberg.

Gjiganti i kërkimit është duke kërkuar për një kompani ndërtimi për të ndërtuar zyrat e reja në Londër, thuhet sipas raportit të Bloomberg, i cili citon dy burime që thonë se projekti është “ringjallur”, pa specifikuar se kush është arkitekti i ri.

Google fillimisht njoftoi investimin prej 1 miliard dollarëve për pronën e saj të re në Londër, duke thënë se kompania shpresonte për të përfunduar kompleksin në vitin 2016.