Google prezanton aplikacionin Google Art & Culture

20.07.2016 12:44:43

Ngjashëm me Google Street View dhe Google Photos, Google Art & Culture sjell veprat e mëdha artistike në aplikacionin e ri.

Google përmes aplikacionit Art & Culture ka mbledhur mbi 1,000 muze dhe i ka sjellur ato para syve tuaj.

Aplikacioni është më shumë se galeri e artit online. Sidoqoftë, aplikacioni sjell koleksionet e këtyre muzeve në një aplikacion të vetëm. Art & Culture përmbledh një sërë tiparesh të aplikacioneve si Google Photos, Street View dhe videot 360 shkallë për të sjellë historinë në jetë.

Ky aplikacion poashtu shfaq lajme të përditshme, ekspozita të ndryshme prej muzeve në partneritet, ju lidh me kanalin e tij në Youtube dhe ka një tipar që identifikon pikturat në muze të ndryshëm.