MIG-ët rus dalin nga ‘moda’, tani i duan ata francezë

31.03.2017 13:28:21

Kryeministri i Malajzisë Najib Razak tha se ka diskutuara me presidentin francez, Francois Hollande për blerjen e aeroplanëve luftarak “Daso”

Malajzia planifikon të zëvendësojë aeroplanët rusë MiG-29, shumica e të cilave nuk janë më për të fluturuar, transmeton lajmi.net.

Presidenti francez Francois Hollande tha se Malajzia do ta marr një vendim për këtë dhe Franca do t’i jap mbështetjen e nevojshme.

“Ministrat tanë tashmë janë duke punuar në këtë. Unë doja tu them se këta avionë janë më të mirët e kësaj kategorie, neve na mbetet vetëm t’i diskutojmë çmimet dhe specifikat e tjera”, tha Hollande.