Samsung beson se do të arrijë suksesin më të madh në histori

08.07.2017 16:09:31

Sipas parashikimeve të fitimeve, të publikuara sot, kompania jugkoreane pret të arrijë profit prej 12,1 miliardë dollarësh, me të hyra prej 52 miliardë dollarësh, transmeton KosovaPress.

Pritet që të hyrat të kenë rritje prej 18 për qind në nivel vjetor, derisa rritja e profitit do të jetë 72 për qind në nivel vjetor.

Samsung nuk ka dhënë më tepër detaje për tremujorin aktual dhe ato do të dihen gjatë raportit financiar kah fundi këtij muaji.