Grabitja e bankës, Basha: Shteti ka rënë

09.02.2017 20:17:11

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me grabitjen e parave të bankës, pasditen e sotme. Sipas Bashës, grabitja është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit.

“Grabitja e sotme është tregues i forcës së krimit dhe rënies së shtetit. Kjo ndodh kur qeveria i jep mbrojtje dhe pushtet kriminelëve.

Ne nuk mund ta leme vendin peng të krimit. Ne do ta shtypim krimin. #NgrihemiBashke #18Shkurt”, shkruan Basha.