Grabitje me armë në Dardani, një i arrestuar

03.01.2019 20:08:37

Disa persona të maskuar kanë tentuar të kryejnë një grabitje në lagjen “Dardania”, në Prishtinë. Prej tyre njëri ka përfunduar në prangat e policisë pasi është zënë në flagrancë.

Lajmin  për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sonte rreth ore 17: 30 kemi pranuar informatën për një grabitje me armë në një market në lagjen Dardania në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj ka reaguar me shpejtësi në atë lokacion, ka kontaktuar ankuesin dhe pas veprimeve të shpejta operacionale policore ka arrit që ta arrestoj një person të dyshuar (viti i lindje 1999)”, ka thënë Hoxha.

Sipas Policisë, dyshohet edhe për disa persona tjerë të involvuar për të çilet Policia është në proces të kryerjes së hetimeve, për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

Të dyshuarit pasi kanë vërejtur qe kanë rënë në gjurmë nga Policia gjatë ikjes kanë hedhur pajise, çantën dhe arkën e grabitur, përderisa zyrtarët kanë arritur që njërin nga të dyshuarit ta kapin në flagrancë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne luftimin e rasteve te tilla që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve dhe do të tregoj zero tolerance ndaj kryesve te rasteve te tilla, duke ndërmarr veprime rigoroze konform ligjit.