Greg Delawie: Hyrja e Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për Kosovën

05.06.2017 22:36:20
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka uruar Malin e Zi për hyrje në NATO.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ai ka thënë se Kosova tani ka edhe një shtet fqinj që është pjesë e NATO-s,

“Urime Malit të Zi për hyrjen në NATO. Lajmi i mirë është se tani Kosova ka një shtet tjetër fqinj që është anëtare e NATO-s”, ka thënë Delawie.