Greqia dëbon diplomatët rusë, Moska paralajmëron kundërpërgjigje

11.07.2018 11:28:37

Greqia vendosi të dëbojë dy diplomatë rusë dhe të ndalojë hyrjen në vend për dy të tjerë. Vendimi është marrë pasi pretendohet se ata kanë kryer veprimtari që nuk janë në përputhje me statusin e tyre.

Mirëpo, Ministria e Jashtme në Moskë deklaroi se do t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë vendimit të Athinës. Moska gjithashtu ka marrë vendim për dëbimin e 2 diplomatëve rusë.

Zyrtarët grekë nuk kanë bërë ende asnjë koment në lidhje me çështjen.