Gruaja doli vullnetare, publikohen pamjet e injektimit të parë të vaksinës së mundshme kundër koronavirusit te njeriu

16.03.2020 22:28:51

Shkencëtarët amerikanë kanë filluar provën e parë klinike të substancës që mund të jetë një vaksinë koronavirus, duke hapur një kapitull të ri në luftën kundër pandemisë.

Shkencëtarët në Qendrën Kërkimore “Kaiser” në Seattle i kanë dhënë një vullnetari të shëndetshëm një dozë të substancës që mund të përbëjë bazën e një vaksine të suksesshme.

Në total, doza eksperimentale do të administrohet për 45 vullnetarë në dy doza për një muaj.

“Ishte një mundësi e shkëlqyeshme për mua të ofroj diçka”, tha Jennifer Haller, 43 vjeçe, ndërsa priste vaksinimin, në një proces të ankthit të dukshëm për të gjithë shkencëtarët.

Haller la dhomën e vaksinimit duke buzëqeshur dhe siguruar, duke thënë: “Ndihem mirë”.