Gruaja italiane hidhet në kanal për t’u vetëvrarë, dy shqiptarë e shpëtojnë

01.08.2016 22:04:20

Prej vitesh shtetasit shqiptarë që jetojnë në Itali, janë në listën e zezë të autoriteteve italiane për veprime në kundërshtim me ligjin. Por gjatë pasdites së ditës së diel, policia në zonën e Lendinara-s ndihmoi dy shtetas shqiptarë që ishin zhytur në ujë për të ndihmuar një 66-vjeçare që ishte hedhur në kanalin me qëllim vetëvrasjen.

“Falë ndërhyrjes së shpejtë të këtyre “engjëjve kujdestarë”, gruaja u soll në breg. E moshuara mori ndihmën e parë në spitalin e Trecenta-s dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, shkruajnë mediat italiane.