Konfirmon policia: Nuk ka të vdekur nga aksidenti në Lluzhan

01.08.2016 21:54:51

Bekim Bislimi, komandant i policisë në rajonin e Podujevës ka thënë se nuk ka persona të vdekur në aksidentin që ndodhi rreth orës 18 në fshatin Lluzhan.

“Është raportuar për të vdekur por paralelisht nuk qëndron ashtu. Janë lënduar dy persona, një i gjinisë femërore dhe një mashkullore”, ka thënë Bislimi për Indeksonline.

Ai ka thënë se të dy personat janë dërguar me emergjencë në QKUK në Prishtinë.