Sulm terrorist në Alepo të Sirisë

01.08.2016 21:11:32

Si pasojë sulmeve të grupeve terroriste në provincën Alepo në Siri, kanë humbur jetën dhe janë plagosur disa persona.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, në sulmet me raketa nga terroristët në rajonet Al Hamdanie dhe Al Ramuse në qytetin Alepo në veri të Sirisë, pesë persona janë vrarë në mesin e të cilëve është një fëmijë dhe mbi `15 të tjerë janë plagosur. Po ashtu grupet terroriste kanë garantuar shkollën në provincën Rif Damask, duke plagosur katër civilë sirianë.

Nga këto sulme të terroristëve janë shkaktuar dëme të shumta të pronave publike. Një informacion tjetër nga Siria bën të ditur se forcat ushtarake të ushtrisë siriane kanë arritur të rimarrin kontrollin e rajoneve përtej Sed Al Shakideli në provincën Alepo.

Ushtria siriane ditëve të fundit ka arritur të marr kontrollin e rrugës Kastilo dhe zonat përreth, duke ngushtuar dominimin e terroristëve ndje rajoneve në provincën Alepo.