Gucati: Dikush me syze e kapelë solli 4 mije dosje të Gjykatës Speciale në zyrat tona

07.09.2020 14:43:25

Një pako me 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale ka arritur sot në zyrat e OVL’së së UÇK’së në Prishtinë. Deri më tani, nuk dihet kush e solli, megjithatë, brenda pakos kishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do të arrijnë edhe 7 mijë dosje të tilla.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mëngjes ka pranuar në zyrat e saj një pako me 4000 dosje nga Gjykata Speciale.

Kryetari i kësaj organizate Hysni Gucati ka thënë përmes një konference për media se se nuk e dinë përmbajtjen e tyre.

“Në ora 9 e 15 të mëngjesit ka ardhur një paketë në organizatë që nuk e dimë kah ka ardhur. Në këtë paketë janë 4000 dosje të Gjykatës Speciale. Çka jonë dhe çka ka nuk e dimë”, ka thënë ai.

Gucati mes tjerash ka treguar edhe për letrën që gjendej brenda pakos.

“Në pako ishte një letër në të cilën shkruante se gjatë ditëve në vijim do t’i sjellin edhe 7 mijë dosje të tilla”, ka deklaruar Gucati.