Hajrush Shoshi: Në Istog ka zbritur i gjithë mekanizmi shtetëror kundër LDK-së dhe trashëgimisë politike Rugoviane

10.12.2017 21:01:05

Hajrush Shoshi, nëpërmjet një postimi në facebook, ka komentuar koalicionin e territ, siç e quan ai koalicionin që AAK ka bërë me parti tjera.

Z.Shoshi thotë se ky është koalicion i PAN-it që ka zbritur në zyrat e shoqatës së veteranëve, dhe thekson se Gani Dreshaj nuk kishte një foto me Ramush Haradinajn që ishte pikërisht në selinë e shoqatës në fjalë.

Megjithëkëtë, z. Shoshi është i bindur se qytetarët e Istogut do të arrijnë që kështjellën e presidentit Rugova, nuk do t’ia lënë koalicionit të territ.

Ky është postimi i plotë i z. Shoshi:

Të dashur qytetar të Istogut

Ky do të jetë viti, i cili do të mbahet mend gjatë për një proces zgjedhor, jo pse u mbajtën zgjedhjet lokale plotë tri herë, dhe as pse në kështjellen politike të Presidentit Rugova, LDK fiton tri apo edhe treqind herë, por do të mbahen mend pikërisht se në Istog ka zbritur i gjithë mekanizmi shtetëror kundër LDK-së dhe trashëgimisë politike Rugoviane.

Këto zgjedhje do të mbahen mend me tentimin e parë të pa sukses, vjedhjen e votes me postë.

Po ashtu, qytetarët duhet ta dijnë se koalicioni i territ mbrëmë, nuk ishte koalicioni i Gani Dreshajt, por prapa këtij koalicioni ishin krerët e PAN-it, që në vend se të veprojnë nga selite e partive të tyre, veprojnë nga selia e shoqatës së veteranëve, pastaj Ganiu sikurse veprojnë njerëzit e pistave të errëta, luan rolin e kapos dhe e publikon koalicionin e tij pa as nje foto me kryetarin e partis z. Ramush Haradinaj, i cili ishte ne lokalet e shoqates ne ato momente.

LDK i ka mposhtur lidhjet dhe bashkëpunimet e errëta edhe raundin e parë dhe balotazh, tani bashkë me qytetarët e irituar nga tentativa e vjedhjes, LDK po pret datën 17 dhjetor që Istogun t’ja lë në duar qytetarëve të vet, sepse mashtruesit dhe mashtrimi nuk mund të lëshojnë rrënjë brenda dhe as në rrethinë të kështjellës politike të Presidentit Historik e as LDK-së në Istog, krye me Haki Rugovën!