Rinia e Istogut e angazhuar për fitoren e Haki Rugovës

10.12.2017 22:01:20
Në mbledhjen e  Forumit Rinor të LDK-së  të udhehequr  nga Hekuran Rugova,  Kryetari i FR-LDK dega Istog, e qe u mbajt dje e ku ishte  i pranishum  Kryetari Haki Rugova,  u zhvillua bisedë interaktive në të cilën u shfaq edhe një herë mbështetja e fuqishme e rinisë ndaj Lidhjes, dhe vullneti i tyre ndaj kontributit krahë së drejtës, demokracisë dhe vlerave që kjo ngërthen në vete, e që e gjitha kjo së shpejti edhe do të rikonfirmohet me fitoren e radhës.
Në këtë mbledhje u vërejt një optimizëm i madh i të rinjve, të cilët janë të bindur se fitorja do të jetë sërish e kryetarit Haki Rugova, edhe pse të tjerët po bëjnë gjithçka që t’ia marrin këtë fitore.
Të rinjtë siguruan dhe ishin njëzëri të përkushtuar që të bëjnë gjithçka, të rritin anagzhimet dhe të japin maksimumin që fitorja e kryetarit Haki Rugova të jetë e plotë dhe e sigurt.
Edhe kryetari Haki Rugova, mbështeti dhe u shpreh i gatshëm që të jetë krahë rinisë në nxitjen dhe udhëheqjen e proceseve, si dhe kurorëzimin e interesave të rinisë dhe të qytetarëve dhe gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.