Haki Rugova thotë se shteti nuk mund të jetë shtet i së drejtës pa dënimin meritor të vrasjeve politike

23.07.2018 17:39:50

Me këtë rast, z. Rugova, edhe nëpërmjet një postimi në facebook, ka kujtuar kryetarin e parë të degës së LDK-së në Istog, z. Manaj, i vrarë para 18 vitesh në rrethana ende të paqarta.

Në këtë postim, z. Rugova, shprehet se nuk mund të jemi të qetë derisa nuk bëhet zbardhja e plotë e vrasjes së z. Manaj dhe të bashkëveprimtarëve të tij.

Ky është postimi i plotë i z. Rugova:

Sot me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së Shaban Manaj, së bashku me Kryesin e Degës së LDK-së, me familjarë, me deputetë dhe veprimtarë përkujtuam veprën e tij si Kryetar i parë i Degës, si mik i yni dhe njeri shumë i dashur për të gjithë Istogasit. Nuk mund të jemi të qetë, jo vetëm familja por as ne deri në zbardhjen e vrasjes së tij dhe bashkëveprimtarëve të tij. Shteti nuk mund të jetë shtet i së drejtës pa dënimin meritor të vrasjeve politike.

Lavdi