Hapet konkursi për drejtor të Qendrës së Paraburgimit të Prizrenit

24.11.2016 10:52:03

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka hapur konkurs për pozitën, drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Ditë më parë ushtruesi i detyrës së drejtorit në këtë institucion Destan Zogaj, është shkarkuar nga detyra bashkë me tre zyrtarë të tjerë, nga Ministria e Drejtësisë me arsyetimin e neglizhencave procedurale në rastin e Astrit Deharit.

Kjo qendër pati mbetur pa drejtor pas largimit nga detyra të ish-drejtorit Ilir Gutaj, në gusht të vitit të kaluar.. Ai ishte larguar pas publikimit në media të skandaleve që ndodhën gjatë mandatit të tij.

1